Policia ka arrestuar një 67-vjeçar, F. M., pasi ka goditur me telefon në shpinë gazetaren Domenika Bajraktari gjatë kryerjes së detyrës së saj tek Drejtoria Vendore Kamëz-Vorë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nën drejtimin e Agron Cerrit.
Nga hetimet e kryera, materialet janë referuar në Prokurori, ku janë nisur procedime penale edhe për shtetasit Q. L., 64 vjeç, dhe H. B., 52 vjeç. Policia njofton se Bajraktari është penguar gjatë detyrës së saj dhe kameramani që e shoqëronte është dëmtuar pjesërisht nga rojet private të institucionit.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës është distancuar nga ngjarja, duke theksuar se agresori nuk është pjesë e stafit të saj. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e të gjithë të përfshirëve.