Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret liderët e Armenisë dhe të Këshillit Europian
Shqiperi
Gazeta Express
15/05/2025 16:50
Në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet nesër në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte dy prej liderëve të rëndësishëm pjesëmarrës: Kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.
Të dy vizitat zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për takimin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili mbledh 47 liderë nga i gjithë kontinenti. Samiti nis zyrtarisht punimet të premten në orën 11:00 dhe përmbyllet në orën 18:30 me konferencën përmbyllëse.