Tiranë, qëllohet me armë drejt automjetit të një 37-vjeçari - Gazeta Express
string(58) "tirane-qellohet-me-arme-drejt-automjetit-te-nje-37-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 14:36

Tiranë, qëllohet me armë drejt automjetit të një 37-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 14:36

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se rreth  orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe vijon puna për kapjen e tij.