string(80) "tirane-punonjesi-i-gardes-i-jep-fund-jetes-me-armen-e-sherbimit-u-gjet-ne-makine"

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 9:34

Tiranë/ Punonjësi i Gardës i jep fund jetës me armën e shërbimit, u gjet në makinë

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 9:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë, ku është gjetur pa shenja jete një 47-vjeçar, punonjës i Gardës së Republikës. Sipas informacioneve paraprake, viktima, shtetasi G. L., u gjet i pajetë brenda automjetit të tij të parkuar në garazhdin e banesës së tij rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 5 qershor 2025.

Dyshohet se viktima ka përdorur armën e shërbimit për të përfunduar jetën, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e mundshëm të ngjarjes.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili po punon për të përcaktuar detajet e kësaj tragjedie. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion të mëtejshëm për këtë rast, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të hetimeve të mëtejshme.

aaaaa