Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Policia e Tiranës, bën me dije se gjatë kontrollit të taksisë së 43-vjeçarët në bulevardin “Zhan D’ark”, efektivët i kanë gjetur 12 doza me kokainë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Xh., 43 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë kontrollit të automjetit taksi që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokaine.”, thuhet në njoftimin e policisë.