“Tiranë-Peshkopi në 1 orë”, Rama: Vijon kantieri i rrugës Peshkopi-Maqellarë - Gazeta Express
string(72) "tirane-peshkopi-ne-1-ore-rama-vijon-kantieri-i-rruges-peshkopi-maqellare"

Shqiperi

Gazeta Express

14/12/2024 21:33

“Tiranë-Peshkopi në 1 orë”, Rama: Vijon kantieri i rrugës Peshkopi-Maqellarë

Shqiperi

Gazeta Express

14/12/2024 21:33

Në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellare loti 3, puna po vijon me ritme të mira.

Aktualisht kanë përfunduar punimet e gërmimit, të mbushjes, punimet e veprave të artit dhe punimet në të dyja urat Dovolan dhe Melan.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky segment rrugor, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Rama theksoi se aksi do të shkurtojë distancën duke bërë që rruga nga dalja e Tiranës deri në Peshkopi të përshkohet për 1 orë.

Transformimi urban i shtrirë në çdo qytet të vendit, jo vetëm që shkurton distancat dhe lehtëson arritjen e destinacioneve, por po çliron edhe potencialet turistike, në zonat ku kohët e fundit po marrin zhvillim turizmi i bujtinave dhe sporteve në natyrë.