Gjyqi për shpifje mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, seanca për konkluzionet përfundimtare shtyhet më 21 korrik - Gazeta Express
string(112) "gjyqi-per-shpifje-mes-vilma-nushit-dhe-albana-vokshit-seanca-per-konkluzionet-perfundimtare-shtyhet-me-21-korrik"

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 12:57

Gjyqi për shpifje mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, seanca për konkluzionet përfundimtare shtyhet më 21 korrik

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 12:57

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sot (3 korrik) seanca për dhënien e konkluzioneve përfundimtare për deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e paditur për “Shpifje” nga biznesmenia Vilma Nushi.

Shkak i këtj vendimi u bë mungesa e Vokshit e cila ndodhet në Spanjë, teksa kishte njoftuar Gjykatën se për shkak të një greve i ishte anuluar fluturimi dhe nuk mund të vinte në kohë në Tiranë.

Gjithashtu në seancë mungonin edhe dy avokatët mbrojtës të saj, teksa Vilma Nushi ishte e pranishme. Seanca e radhës do të mbahet me 21 korrik në orën 12:00.

Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshin për veprën penale të “Shpifjes”.