Tiranë/ Lojëra fati ilegale në dy ambiente, ‘Jackpot’ vë nën akuzë 4 persona, 2 kinezë shpallen në kërkim! - Gazeta Express
string(100) "tirane-lojera-fati-ilegale-ne-dy-ambiente-jackpot-ve-nen-akuze-4-persona-2-kineze-shpallen-ne-kerkim"

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 13:00

Tiranë/ Lojëra fati ilegale në dy ambiente, ‘Jackpot’ vë nën akuzë 4 persona, 2 kinezë shpallen në kërkim!

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 13:00

Ushtronin aktivitet të paligjshëm në dy ambiente të përshtatura ilegalisht për lojëra fati në kryeqytet, nënn akuzë 4 persona dhe në kërkim 2 të tjerë. Një prej të akuzuarve është shtetas kinez, ashtu sikurse edhe dy të kërkuarit.

Operacioni është kryer sot (27 gusht) nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, i koduar “Jackpot”.

Sekuestrohen 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë, ndërsa në kërkim u shpallën edhe dy persona të tjerë.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Jackpot”, u organizuan kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme për organizimin e lotarive të palejuara. Gjatë kontrolleve, u konstatua se 2 ambiente në Mjull Bathore dhe në Vaqarr, ishin përshtatur për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit”, bëri me dije policia e Tiranës.

Nën akuzë u morën B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç dhe G. Ch., 43 vjeç, ky i fundit shtetas kinez, si dhe u shpallën në kërkim 2 kinezë të tjerë W. Zh., dhe Y. L., për të cilët po punohet me qëllim kapjen e tyre.