Tiranë/ I dënuar për tentativë vrasjeje, drogë e grup kriminal, sekuestrohen 5 pasuri me vlerë 875 mijë euro  - Gazeta Express
string(105) "tirane-i-denuar-per-tentative-vrasjeje-droge-e-grup-kriminal-sekuestrohen-5-pasuri-me-vlere-875-mije-euro"

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 15:42

Tiranë/ I dënuar për tentativë vrasjeje, drogë e grup kriminal, sekuestrohen 5 pasuri me vlerë 875 mijë euro 

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 15:42

Rreth një milion euro pasuri të një 32-vjeçari janë sekuestruar sot me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Operacioni është koduar “Asset lock”. Bëhet fjalë për asete me vlerë 875 000 euro, në pronësi të të riut që aktualisht po vuan dënimin, për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Aksioni u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, bazuar në vendimin e Gjykatës së Tiranës.