Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur në Tiranë.
Një grua po kërkohet nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se tentoi të rrëmbejë një fëmijë 2-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në Tiranë.
Gruaja është pikasur shpejt nga personeli i supermarketit, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë lajmëruar prindërit. Ka qenë babai i të miturës, i cili ka denoncuar ngjarjen në polici.