Tiranë: Dy vajza dhe një djalë marrin peng 28-vjeçarin, e dhunojnë dhe përdhunojnë - Gazeta Express
string(80) "tirane-dy-vajza-dhe-nje-djale-marrin-peng-28-vjecarin-e-dhunojne-dhe-perdhunojne"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 8:36

Tiranë: Dy vajza dhe një djalë marrin peng 28-vjeçarin, e dhunojnë dhe përdhunojnë

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 8:36

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë marrë peng një person dhe e kanë dhunuar, raporton A2 CNN.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar”, tha policia.

Elsa Sherifi, Marslida Kita, Erjon Lala janë bërë bashkë dhe kanë marrë peng 28-vjeçarin duke e dhunuar fizikisht dhe përdhunuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë arrestuar tre të rinjtë për shkak se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar seksualisht dhe fizikisht një 28-vjecar.

Në pranga kanë rënë Elsa Sherifi 24 vjeçe, Marslida Kita 22 vjeç, Erion Lala 30 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur si “Te Pamja” në Kryeqytet. Pasi e kanë rrahur dhe e kanë lidhur madje duke e dhunuar edhe seksualisht e kanë futur në bagazhin e një makine. Më pas ka qenë një patrullë police që ka ndaluar të rinjtë dhe kanë gjetur të lidhur në bagazh 28-vjecarin. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement