Tiranë/ Dhunimi i të miturit në kopsht, bashkëshorti i edukatores kërcënoi babain e 3-vjeçarit - Gazeta Express
string(92) "tirane-dhunimi-i-te-miturit-ne-kopsht-bashkeshorti-i-edukatores-kercenoi-babain-e-3-vjecarit"

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2025 18:49

Tiranë/ Dhunimi i të miturit në kopsht, bashkëshorti i edukatores kërcënoi babain e 3-vjeçarit

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2025 18:49

Një ditë pasi policia shpalli në kërkim edukatoren e kopshtit privat “Gledis” në Tiranë, Rudina Gërdani për shkak se dhunoi një fëmijë 3 vjeçar, ka nisur edhe procedimi për bashkëshortin e saj, 63-vjeçarin me iniciale I.G.

Sipas policisë, ky person ka kërcënuar përmes telefonit babain e të miturit, shtetasin Lorenc Rapa që të mbyllë çështjen.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I. G., 63 vjeç (bashkëshorti i shtetases R. G, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore). Procedimi nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ky shtetas ka kanosur shtetasin L. Rr (babai i të miturit)”, tha policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement