Tiranë/ Burg për 61-vjeçarin e kapur me drogë dhe armë në Yzberisht - Gazeta Express
string(66) "tirane-burg-per-61-vjecarin-e-kapur-me-droge-dhe-arme-ne-yzberisht"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 16:58

Tiranë/ Burg për 61-vjeçarin e kapur me drogë dhe armë në Yzberisht

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 16:58

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Shkëlqim Krrashin, 61 vjeç, pas kapjes me një sasi të konsiderueshme droge dhe armësh në banesën e tij gjatë operacionit policor të koduar “Shape”, zhvilluar më 18 gusht në zonën e Yzberishtit.

Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, i dyshuari u përpoq të justifikonte praninë e lëndëve narkotike, duke deklaruar se vajin e kanabisit e kishte harruar prej kohësh në një automjet të tij. Ai shtoi gjithashtu se arma e gjahut e gjetur nga policia ishte me leje. Megjithatë, këto pretendime nuk bindën gjykatën, e cila vendosi mbajtjen e tij në paraburgim.