Tiranë/ Babë e bir goditen me sende të forta dhe me mjet prerës nga komshiu - Gazeta Express
string(74) "tirane-babe-e-bir-goditen-me-sende-te-forta-dhe-me-mjet-preres-nga-komshiu"

Shqiperi

Gazeta Express

01/01/2025 19:32

Tiranë/ Babë e bir goditen me sende të forta dhe me mjet prerës nga komshiu

Shqiperi

Gazeta Express

01/01/2025 19:32

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë.

Në hyrje të pallatit ku banojnë, 34-vjeçari me iniciale K.Th. ka dëmtuar me mjet prerës komshiun e tij, qytetarin me iniciale M.N. dhe me sende të forta të birin e të dëmtuarit. Babë e bir ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Për ngjarjen, uniformat blu kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar 34-vjeçar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Vijojnë kontrollet për gjetjen dhe sekuestrimin e mjeteve të përdorura nga autori i ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement