Hekuran Gjoni 74-vjeç, ka vrarë me thikë djalin e tij Asim Gjoni 37 vjeç mbrëmjen e të shtunës (1 shkurt). Ngjarja ndodhi në banesën e tyre tek Kodra e Priftit në Tiranë.
Në dëshminë e tij, përveç pretendimit fillestar që djali e bullizonte i moshuari ka thënë se i biri ka dhunuar edhe motrën, veprim që ka bërë që ai të reagonte.
“Djali im Asimi më tallte prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Djali filloi sërish të më tallte. Pasi u acarova u ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali i ngrit dhe ai dhe më qëlloi dhe unë u rrëzova. Në këtë moment ka ndërhyrë vajza ime, i bërtiti Asimit pse qëllove babin. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment mua mu errësuan sytë dhe u ngrita mora thikën dhe e godita djalin”, citohet të ketë thënë autori i vrasjes
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...