Tiranë/ Arrestohen 25 persona për trafik droge në ish-Bllok - Gazeta Express
string(58) "tirane-arrestohen-25-persona-per-trafik-droge-ne-ish-bllok"

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2025 13:10

Tiranë/ Arrestohen 25 persona për trafik droge në ish-Bllok

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2025 13:10

Pas disa muajsh hetime të thelluara, Policia e Tiranës zhvilloi me sukses operacionin e koduar “Blloku 33”, që kishte në shënjestër grupet kriminale të përfshira në shpërndarjen e kokainës dhe heroinës në lokalet e natës në zonën e Ish-Bllokut.

Si rezultat, u identifikuan 42 persona, prej të cilëve 25 u arrestuan – 24 janë dërguar në burg, ndërsa një person është vendosur në arrest shtëpie. Të arrestuarit janë kryesisht meshkuj të moshave nga 19 deri në 53 vjeç, të cilët sipas policisë kishin rolet e shpërndarësve dhe organizatorëve të rrjetit të drogës në ambiente të frekuentuara nga të rinjtë.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi: 1.964 gramë kokainë; 450 gramë heroinë; 2 pistoleta; 29 telefona celularë; 6 automjete; 4 peshore elektronike; shuma të konsiderueshme parash Gjithashtu, 8 persona janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë hetimet për ndriçimin e plotë të këtij rrjeti kriminal dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.