Tiranë/ Akuzohej për ngacmim seksual, Policia arreston 38-vjeçarin me dy identitete - Gazeta Express
string(81) "tirane-akuzohej-per-ngacmim-seksual-policia-arreston-38-vjecarin-me-dy-identitete"

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 17:42

Tiranë/ Akuzohej për ngacmim seksual, Policia arreston 38-vjeçarin me dy identitete

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 17:42

Një 38-vjeçar i dyshuar për ngacmim seksual, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ndaj tij gjykata kishte dhënë në mungesë masën “arrest me burg”, për veprën penale të ngacmimit seksual.

Ndërsa nuk jep detaje të hollësishme për rastin, institicioni bën me dije se veprimet ndaj personit që kishte edhe dy identitete, janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

“Shërbimet kapën edhe ndaluan S. K. alias A. A., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin zyrtar.