Tirana do të përballet me një skuadër serbe, nëse eliminon Dinamon e Tbilisit - Gazeta Express
string(76) "tirana-do-te-perballet-me-nje-skuader-serbe-nese-eliminon-dinamon-e-tbilisit"

Tirana do të përballet me një skuadër serbe, nëse eliminon Dinamon e Tbilisit

Gazeta Express

10/08/2020 13:20

Tirana vijon fazën përgatitore në Pogradec, në pritje për t’u nisur drejt Gjeorgjisë, ku më datën 18 ose 19 gusht do të përballet me skuadrën e Dinamos së Tbilisit, në sfidën e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Shqipërisë janë optimistë se mund ta kalojnë me sukses testin gjeorgjian, pasi shorti u tregua bujar duke u vënë përballë kundërshtarin më të lehtë të mundshëm në letër, megjithatë verdikti i mbetet fushës së lojës.

Lexo Edhe:

Ndërkohë sot në zyrat e UEFA-s, në Nyon u hodh edhe shorti për turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku bardheblutë mësuan edhe kundërshtarin që i pret, nëse arrijnë të sigurojnë kualifikimin në Gjeorgji.

Bëhet fjalë për fituesen e çiftit Crvena Zvezda-Europa, me serbët dukshëm favoritë ndaj skuadrës modeste nga Gjibraltari dhe goglat që kanë krijuar mundësinë e një përballjeje shqiptaro-serbe në turin e dytë eliminator.

Kështu nëse Tirana dhe Crvena Zvezda kalojnë raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, atëherë do të përballen me njëra-tjetrën më 25 ose 26 gusht në kryeqytetin shqiptar, pasi shorti vendosi pikërisht bardheblutë si skuadrën pritëse.