TIMS përfundon hetimin, PS nuk pranon zgjatjen e afatit - Gazeta Express
string(54) "tims-perfundon-hetimin-ps-nuk-pranon-zgjatjen-e-afatit"

TIMS përfundon hetimin, PS nuk pranon zgjatjen e afatit

Shqiperi

Gazeta Express

19/07/2024 21:23

Pavarësisht kërkesës së demokratëve për të zgjatur hetimin edhe me 60 ditë, Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka mbyllur këtë të premte hetimin 4 mujor parlamentar.Konkretisht 5 vota ishin kundër propozimit ndërsa 4 pro. Qëndrimin kundër zgjatjes së hetimit socialistët e argumentuan duke thënë se duhej zbatuar vendimi i seancës plenare dhe kërkuan shkrimin e raporteve që do t’i dorëzohen seancës plenare.

“T’ia paraqesim seancës brenda afatit që Kuvendi na ka përcaktuar. Ne sot nuk negociojmë dot pasi kemi mbyllur planin e hetimit së bashku”, tha Toni Gogu.

Lexo Edhe:

“Duhet bërë raporti thoni ju deri në datë 21, se nuk japim dot shtyrje nëse e dini ça u gjen nga dëshmitë”, tha Ervin Salianji.Kryetari i Komisionit Hetimor, Ervin Saliaji, tha se ekspertët nuk kishin marrë procesverbalet e mbledhjeve të kaluara që janë zhvilluar me dyer të mbyllura, prandaj u kërkoi anëtarëve të PS që të zbatohet ligjit në të kundërt, shtoi ai, do t’i kallëzojë penalisht. 

“Do t’i përgjigjemi me kallëzim penal për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, nëse nuk vendosni në dispozicion të ekspertëve procesverbalët”, shtoi ai.