Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se do të jetë deputete edhe në legjislaturën e ardhshme
Kadrijaj ka thënë se nga rezultatet paraparake, tashmë e ka fituar ulësen në Kuvend.
“Unë nuk do të ndryshoj, do të jem zëri juaj dhe gjithashtu një adresë për ju, sa herë që të ketë nevojë. Bashkë jemi angazhuar që nga themelimi i Aleancës dhe do të vazhdojmë të ecim përpara së bashku, në çdo kohë dhe rrethanë. Sinqerisht, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar ajo.
Sipas rezultateve që ka siguruar Reporteri.net, deri tash nga lista e AAK’së votat për t’u bërë deputetë i kanë siguruar Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Time Kadriaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha, Arbëresha Krasniqi, Lahi Brahimaj e Albana Bytyqi. Ulësen të sigurt deri tash e kanë vetëm Limaj e Krasniqi nga Nisma, por mundësia mbetet e hapur edhe për një ulëse tjetër.
Garë e ngushtë është mes Albana Bytyqit të AAK’së dhe Xhevahire Izmakut të Nismës, për të siguruar ulëse me kuotë gjinore. Në rast se Izmaku arrinë ta kalojë me votë Bytyqin në fund të numërimit, atëherë koalicioni AAK-NISMA do t’i ndanin 8 mandatet, 5 për partinë e Haradinajt, e 3 për atë të Fatmir Limajt.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...