Tifozja norvegjeze akuzon për sulm seksual në “San Siro” - Gazeta Express
string(54) "tifozja-norvegjeze-akuzon-per-sulm-seksual-ne-san-siro"

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 23:40

Tifozja norvegjeze akuzon për sulm seksual në “San Siro”

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 23:40

Një tifoze norvegjeze 24-vjeçare që jeton në Milano ka raportuar se është ngacmuar seksualisht gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës Itali – Norvegji, të dielën mbrëma në “San Siro”. 

Ajo thotë se u ngacmua seksualisht nga një 25-vjeçar, pastrues i tualeteve të stadiumit, i cili tani akuzohet për sulm seksual.

Vajza kishte thënë se ishte ndier keq dhe kishte shkuar në tualet, e shoqëruar nga një mike që kishte mbetur jashtë.

25-vjeçari është mbrojtur duke thënë se iu afrua vetëm për ta ndihmuar.

Italia e humbi ndeshjen 4-1, por tashmë e kishte të sigurt kalimin në fazën play-off të kualifikueseve të Kupës së Botës pranverën e ardhshme./GazetaExpress/