Tifozi nis peticion t’i jepet Atalantas titulli i këtij sezoni të Serisë A - Gazeta Express
string(73) "tifozi-nis-peticion-ti-jepet-atalantas-titulli-i-ketij-sezoni-te-serise-a"

Tifozi nis peticion t’i jepet Atalantas titulli i këtij sezoni të Serisë A

Gazeta Express

04/04/2020 20:15

Një tifoz e ka nisur një peticion për të kërkuar që trofeu i këtij sezoni të Serisë A t’i dorëzohet Atalantas, pasi që qyteti i Bergamos ka qenë më i godituri nga pandemia e koronavirusit në Itali.

Deri më tani janë regjistruar më shumë se 15 mijë vdekje në Itali nga virusi Covid-19, përderisa mbi 8500 prej këtyre janë regjistruar vetëm në zonën e Lombardisë, në veri të Italisë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bergamo është një qytet i vogël me rreth 120 mijë njerëz, kështu që ka qenë tronditëse për njerëzit e këtij qyteti pasi që mbni 4500 prej tyre kanë vdekur brenda muaji të fundit shkaku i koronavirusit.

Njerëzit në rrjete sociale ishin tronditur nga pamjet e një veture ushtarake që barte arkivole në qytetet e tjera pasi që morgjet në Bergamo s’kishin kapacitet më shumë.

Për shkak të kësaj dhe aftësisë së Atalantas për ta arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, një tifoz ka nisur një peticion në Chane.org me kërkesën që Atalantas t’i jepet titulli i Serisë A për sezonin 2019/20.

Para se të suspendohej sezoni, Atalanta radhitej në pozitën e katërt në tabelë me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa veçse e patën eliminuar Valencian nga Liga e Kampionëve.

Në peticion thuhet se titulli i Serisë A do t’i jepej Atalantas edhe për arritjet sportive gjatë dy vjetëve të fundit, por edhe do ta nderonte qytetin e Bergamos, që ka qenë simboli i vuajtjeve të Italisë gjatë krizës së koronavirusit.

Juventusi tashmë ka bërë të ditur se nuk do ta pranojë titullin e Serisë A nëse ai përcaktohet para se të zhvillohen të gjitha ndeshjet duke e anuluar sezonin, edhe pse bardhezinjtë aktualisht janë në krye të tabelës.

Atalanta nuk e ka fituar kurrë në histori të vet titullin e Serisë A dhe kjo është hera e parë që ata janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/