Tifozi i Prishtinës në “Favorit”: Klubet e Kosovës ia kanë inati Prishtinës, e festojnë fitoren ndaj nesh - Gazeta Express
string(101) "tifozi-i-prishtines-ne-favorit-klubet-e-kosoves-ia-kane-inati-prishtines-e-festojne-fitoren-ndaj-nesh"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 22:18

Tifozi i Prishtinës në “Favorit”: Klubet e Kosovës ia kanë inati Prishtinës, e festojnë fitoren ndaj nesh

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 22:18

Tifozi i flaktë i Prishtinës, Gazmend Gashi është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7, ku ka dhënë një deklaratë mjaft të fuqishme.

Gazi ka thënë se klubet e tjera të Kosovës ia kanë “inati” Prishtinës.

“Krejt klubet e Kosovës festojnë kur fitojnë ndaj Prishtinës, ëndërr e kanë me fitu ndaj Prishtinës. Më shumë kanë qejf me fitu ndaj Prishtinës sesa me fitu titullin”, tha ai.

Prishtina momentalisht është e para në Superligën e Kosovës me 10 pikë të tubuara në pesë ndeshjet e para.

Gjatë ditës së sotme, prishtinasit fituan 3-1 ndaj Malishevës në udhëtim./GazetaExpress/