Pas tri fitoreve radhazi, Manchester United tani ka barazuar në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” barazuan 2:2 me Nottingham Forestin në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit anglez.
Casemiro kaloi mysafirët në epërsi me një gol me kokë në minutën e 34-të, shkruan Gazeta Express.
Fillimi i pjesës së dytë ishte fatal për Manchester Unitedin, që pranuan dy gola për dy minuta.
Gibbs-Ëhite dhe Savona realizuan për ta përmbysur rezultatin.
E në minutën e 81-të, Amad Diallo realizoi për epilogun e këtij takimi.
Kësisoj, edhe tifozi viral i Manchester Unitedit, i cili ka vendosur të mos i prejë flokët derisa ekipi i tij i zemrës të shënojë pesë fitore radhazi duhet të presë edhe më gjatë.
Me këtë barazim, Manchester United shkon në 17 pikë në vendin e pestë.
Në anën tjetër, Nottingham Forest mbetet i 18-ti me gjashtë pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/