Tifozi i famshëm i Unitedit që u bë viral me flokët e tij, sulmohet pas ndeshjes me Chelsean - Gazeta Express
string(91) "tifozi-i-famshem-i-unitedit-qe-u-be-viral-me-floket-e-tij-sulmohet-pas-ndeshjes-me-chelsean"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 20:44

Tifozi i famshëm i Unitedit që u bë viral me flokët e tij, sulmohet pas ndeshjes me Chelsean

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 20:44

Një tifoz i Manchester United, Frank Ilett, i cili është bërë viral pasi ka refuzuar të qethë flokët derisa “Djajtë e Kuq” të fitojnë pesë ndeshje radhazi, është sulmuar nga një tjetër tifoz gjatë ndeshjes kundër Chelseat të shtunën.

Ilett, i njohur në rrjetet sociale si The United Strand, e nisi këtë sfidë tetorin e kaluar si një mënyrë për të “përhapur humor” në një periudhë të vështirë për klubin. Që nga atëherë, ai ka fituar famë të madhe, duke arritur në 364 mijë ndjekës në Instagram. Në faqen e tij ai poston përditësime mbi mënyrën se si po duken flokët e tij – tashmë një afro i madh – dhe gjithashtu komenton mbi çështje e lajme të lidhura me United.

Kanë kaluar 351 ditë që kur nisi sfidën, por seria më e mirë e United gjatë kësaj kohe ka qenë tre fitore radhazi në janar. Përpjekja e tij për ta marrë me humor situatën e klubit është pritur mirë nga shumica e tifozëve, por gjërat morën tjetër drejtim në Old Trafford të shtunën, ku United mposhti Chelsean 2-1.

Në një video të xhiruar në stadium, shihet një tifoz tjetër që i afrohet Ilett, ia kap flokët dhe përpiqet ta shtyjë drejt tokës. Ilett arriti të largohej, megjithëse i tronditur nga situata, ndërsa tifozi agresiv u mbajt nga të tjerët. Ky i fundit, dukshëm i irrituar nga sfida e Ilett, tha: “Ik q…., ik q…., do bëj çfarë të dua. Ai nuk është tifoz i United, ndaj ik q….”

Më pas ai tentoi sërish të sulmonte Ilett, por pa sukses. Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pas ndeshjes, Ilett u shfaq sërish me humor. Në Instagram ai postoi një foto nga tribunat duke shkruar: “Çfarë vendi! Flokët e lagur, por ende me buzëqeshje në fytyrë! Një fitore e madhe sot! Çfarë ndeshjeje e çmendur në fund! 1 fitore, edhe 4 të tjera për të shkuar. AJDE UNITED!”

Duke folur për BBC gjatë javës, ai pranoi se sfida ka zgjatur “shumë më tepër nga sa kisha pritur”. “Ka qenë një rrugëtim krejt i çmendur – nuk e kisha menduar kurrë që flokët e mi, apo ndjekësit e mi, do bëheshin kaq të mëdhenj,” tha ai.

Duke parë një kalendar të favorshëm në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit, Ilett u shpreh: “Shpresoj që ndoshta deri në fund të vitit më në fund do të qethem. Fundi perfekt do të ishte që ndonjë nga lojtarët ta bënte këtë në Old Trafford.”

Fitorja kundër Chelseat ishte e para në serinë prej pesë fitoreve që i duhen. United tani udhëton drejt Brentford javën e ardhshme, përpara se të presë Sunderlandin, pak ditë para pushimit të tetorit për ndeshjet ndërkombëtare./GazetaExpress/