Tifozi i Barcelonës ia huq stadiumit në Angli, përfundon duke e parë një lojë të divizionit të tretë - Gazeta Express
string(99) "tifozi-i-barcelones-ia-huq-stadiumit-ne-angli-perfundon-duke-e-pare-nje-loje-te-divizionit-te-trete"

Futboll

Gazeta Express

11/03/2026 18:08

Tifozi i Barcelonës ia huq stadiumit në Angli, përfundon duke e parë një lojë të divizionit të tretë

Futboll

Gazeta Express

11/03/2026 18:08

Një histori sa e çuditshme aq edhe qesharake ka ndodhur në Angli me një tifoz të Barcelonës, i cili përfundoi në stadiumin e gabuar ndërsa mendonte se po shkonte ta ndiqte ndeshjen e Champions League.

Tifozi spanjoll kishte udhëtuar nga Spanja për ta ndjekur përballjen mes Newcastle United dhe Barcelonës në stadiumin St James’ Park, përcjell “Gazeta Express”.

Por gabimisht ai vendosi në navigacion vetëm emrin e stadiumit dhe përfundoi në një impiant tjetër me të njëjtin emër: St James Park, që është rreth 366 milje larg nga stadiumi i Newcastlet.

Vetëm kur mbërriti te hyrja e stadiumit dhe e tregoi biletën për ndeshjen e Champions League, stafi i klubit kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte.

Stadiumi ku ai kishte shkuar i përkiste klubit Exeter City FC, që mbrëmë po luante një ndeshje të League One kundër Lincoln City FC.

Edhe pse i zhgënjyer që e kishte humbur ndeshjen e ekipit të tij të zemrës, tifozi u mirëprit nga stafi i klubit anglez, i cili i ofroi një biletë për ta ndjekur ndeshjen e tyre.

Në këtë mënyrë, ai përfundoi duke e parë një përballje të kategorisë së tretë angleze në vend të spektaklit të Championit.

Ndërkohë, në ndeshjen e vërtetë në Newcastle, Barcelona arriti ta marrë një barazim 1-1, me një gol të shënuar në minutat e fundit nga talenti i ri Lamine Yamal.

Historia e tifozit u bë shpejt virale në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga episodet më të pazakonta të këtij sezoni futbollistik. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement