Tifozët ultras të Milanit e vazhdojnë protestën ndaj klubit edhe në dy ndeshjet e ardhshme - Gazeta Express
string(90) "tifozet-ultras-te-milanit-e-vazhdojne-protesten-ndaj-klubit-edhe-ne-dy-ndeshjet-e-ardhshme"

Sport

Gazeta Express

12/09/2025 17:34

Tifozët ultras të Milanit e vazhdojnë protestën ndaj klubit edhe në dy ndeshjet e ardhshme

Sport

Gazeta Express

12/09/2025 17:34

Ultrasit e Milanit kanë konfirmuar se nuk do ta mbështesin skuadrën në ndeshjen e ardhshme në shtëpi kundër Bolognës dhe nuk do të udhëtojnë në Torino për ndeshjen ndaj Juventusit në tetor, për të pestin vit me radhë.

Në një deklaratë në Instagram të premten, ata bënë të ditur se nuk do të jenë të pranishëm në “Allianz Stadium” muajin e ardhshëm dhe se do të vazhdojnë protestën e tyre kundër klubit edhe në ndeshjen e së dielës ndaj Bolognës.

“Nuk ka lajme të reja sa i përket sistemit të turpshëm të shitjes së biletave me regjistrim të detyrueshëm në faqen e tyre (Juventusit); prandaj, për të pestin vit radhazi, do ta bojkotojmë udhëtimin në Torino,” shkruan ultrasit në një Instagram story.

Për sa i përket ndeshjes së radhës në shtëpi ndaj Bolognës këtë të diel, ata shtuan:
“Fatkeqësisht, situata mbetet e njëjtë si në dy ndeshjet e para në San Siro. Nëse ka ndryshuar diçka, është bërë edhe më keq. Prandaj, me shumë keqardhje dhe zhgënjim, nuk do të ketë asnjë ndryshim krahasuar me Milan-Bari dhe Milan-Cremonese.”

Duhet theksuar se ky protestim ‘i heshtur’ nga ultrasit e Milanit nuk lidhet me rezultatet e dobëta të skuadrës në sezonin e kaluar, por me vendimin e klubit për të penguar disa anëtarë të tyre që të blejnë bileta dhe abone në “secondo anello blu”, zona e dedikuar për ultrasit në “San Siro”.

Gjithashtu, raportohet se drejtuesit e Milanit u kanë ndaluar atyre futjen e disa banderolave në stadium.

Në muajt e fundit, autoritetet italiane kanë nisur hetime për lidhje të mundshme me mafien brenda grupeve ultras të Interit dhe Milanit.