Tifozët turq mblidhen para hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë: Sa i lumtur ai që thotë “jam turk” - Gazeta Express
string(102) "tifozet-turq-mblidhen-para-hotelit-ku-po-qendron-kombetarja-e-turqise-sa-i-lumtur-ai-qe-thote-jam-turk"

Futboll

Gazeta Express

30/03/2026 22:55

Tifozët turq mblidhen para hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë: Sa i lumtur ai që thotë “jam turk”

Futboll

Gazeta Express

30/03/2026 22:55

Kombëtarja e Turqisë ka arritur sot pasdite në tokën e Kosovës, pasi u nis nga Riva, Stamboll.

Turqit u stërvitën në mëngjes në qendrën stërvitore të kombëtares në Stamboll, teksa më pas u nisën për Kosovë, ku mbërriten rreth orës 17:00, për t’u bërë gati për ndeshjen e nesërme – finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.

Menjëherë, ekspedita turke shkoi te stadiumi “Fadil Vokrri”, për inspektimin e fushës dhe për konferencën për shtyp.

Pas këtyre procedurave, ata u vendosën në një nga hotelet në sheshin kryesor të qytetit të Prishtinës.

Para hotelit ku po qëndron kombëtarja u mblodhën shumë tifozë, si kosovarë, po ashtu edhe turq, për të qenë në përkrahje të kombëtares së tyre.

Disa madje ia thanë këngës, që bërtisnin “Sa i lumtur është ai që thotë: Jam turk”.

Ndeshja Kosovë – Turqi do të luhet në kuadër të finales së “play-offit” të Botërorit 2026, me fituesin që do të shkojë direkt në Kupën e Botës, që mbahet verës në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Takimi do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe do të nis nga ora 20:45./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement