Atmosferë elektrizuese ka pushtuar Tiranën pak orë para përballjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, në kuadër të Kampionatit Botëror.
Qyteti është veshur kuqezi, me flamuj që valëviten në çdo cep, ndërsa tifozët kanë zbarkuar në sheshet kryesore dhe pranë stadiumit “Air Albania”, ku do të zhvillohet ndeshja.
Kjo përballje ka një ngarkesë të veçantë emocionale dhe historike, duke kujtuar sfidat e kaluara dhe tensionet mes dy kombëtareve.
Megjithatë, në fokus është sporti dhe dëshira për të shkruar historinë me një fitore të madhe për kuqezinjtë.
Forcat e rendit janë vendosur në pika strategjike për të garantuar sigurinë, ndërsa mijëra tifozë kanë udhëtuar nga rrethe të ndryshme dhe jashtë vendit për të qenë pjesë e kësaj dite historike./GazetaExpress/
aaaaa