Tifozët holandezë e rrahën shqiptarin, ai vrapon drejt policëve për të shpëtuar - Gazeta Express
string(78) "tifozet-holandeze-e-rrahen-shqiptarin-ai-vrapon-drejt-policeve-per-te-shpetuar"

Futboll

Gazeta Express

26/05/2022 10:08

Tifozët holandezë e rrahën shqiptarin, ai vrapon drejt policëve për të shpëtuar

Futboll

Gazeta Express

26/05/2022 10:08

Tifozët holandezë janë treguar të dhunshëm në disa raste, në vizitën që ia bënë Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Ata janë përleshur me policinë shqiptare të martën mbrëma, ndërsa problemet nuk u ndalën as mbrëmë, në natën e ndeshjes finale të Europa Conference League që e zhvilloi ekipi i tyre i zemrës, Feyenoord ndaj Romës.

Në fakt, tifozët holandezë me raste i kanë sulmuar edhe tifozët shqiptarë, shkruan “Gazeta Express”.

Një prej tyre pardje e kishin bërë për spital në një kafene, kurse mbrëmë ka ndodhur sulmi tjetër ndaj vendësve.

Siç raporton Top Channel përmes një videoje të publikuar në Youtube, një shqiptar u sulmua dhe u rrah nga tifozët holandez në pedonalen e Tiranës.

Në video shihet se si një grup personash e sulmojnë shqiptarin, i cili ikën me vrap drejt policisë për të shpëtuar.

Më pas, tifozët u ndalën dhe situata u vu nën kontroll nga policia. /Gazeta Express/