Mijëra tifozë të West Ham-it zhvilluan një protestë të ashpër dhe bartën një arkivol drejt stadiumit, ndërsa skuadra është në rrezik rënieje nga Premierliga.
Tifozët e West Ham-it kanë protestuar në numër të madh përpara ndeshjes së Premier League kundër Burnley-t. Ata po shprehin zemërimin e tyre ndaj drejtuesve të klubit, ndërsa skuadra po përpiqet të shmangë një luftë të mundshme për mbijetesë këtë sezon.
Skuadra e “Hammers” aktualisht ndodhet në vendin e 18-të në tabelën e Premierligës, pasi ka arritur vetëm dy fitore në 10 ndeshjet e para të sezonit.
Pankartat ishin shpërndarë në turmën që marshonte, të shkruara me komente të ndryshme kundër pronësisë së klubit, raporton ‘thesun’ – përcjellë Gazeta Express.
Disa në krye të turmës mbanin madje edhe një arkivol të shkruar me parullat “shitëm shpirtin tonë” dhe “Mjaft më me marrëzi.”
/GazetaExpress/