Tifozët e Vushtrrisë po organizojnë protestë - Gazeta Express
string(44) "tifozet-e-vushtrrise-po-organizojne-proteste"

Tifozët e Vushtrrisë po organizojnë protestë

Gazeta Express

12/08/2020 14:14

Pasi e humbi statusin e anëtares së Superligës së Kosovës në futboll, para disa ditësh Vushtrria e ka mbajtur një Kuvend Zgjedhor, në të cilin ishte shkarkuar kryetari Bajrush Kajtazi.

Ky i fundit më moti e ka privatizuar klubin vushtrrias, por përkundër kësaj, Kuvendi e ka shkarkuar duke emëruar bord të ri.

Lexo Edhe:

Por, kjo duket të mos i ketë zgjidhur çështjet. Andaj, tifozët vushtrrias, “Forca”, siç merr vesh Gazeta Express, është duke e organizuar një protestë për ditët në vijim, madje në këtë kohë pandemie. Përmes saj do ta kërkojnë largimin e Kajtazit dhe siç thonë ata, “çlirimin” e klubit dhe të stadiumit “Ferki Aliu” nga “uzorpimi”.

Vushtrria është një vend që jeton me futbollin, prej nga kanë dalur shumë futbollistë të famshëm, përfshirë Milot Rashicën. Klubi bardh e kaltër e ka një tifozeri të zjarrtë. /GazetaExpress/