Pierre-Emerick Aubameyang mbeti pafjalë përderisa tallej nga një tifoz i Tottenhamit në një pompë të benzinës në Londër.
Pas disfatës së Arsenalit me rezultat 2:1 kundër Tottenhamit në fundjavë, tifozi i Tottenhamit i këndonte sulmuesit të Arsenalit “2-1, 2:1”, transmeton Gazeta Express.
“Oi, Aubameyang! 2:1, 2:1. O gjigant, 2:1”, dëgjohet teksa i thotë tifozi i Tottenhamit Aubameyangut.
Aubameyang gets caught off guard at a petrol station by a #THFC fan, 2-1 bruv!
pic.twitter.com/OCJMMP8za7— The Spurs Web ⚪️ (@thespursweb) July 13, 2020
Sulmuesi nga Gana i mblodhi krahët dhe e tundi kokën para se t’i afrohej një tifoz tjetër.
Aubameyangu e pati të pamundur të mos identifikohet nga tifozi i Tottenhamit, pasi që ishte i veshur me veshje të Arsenalit dhe po e mbushte me benzinë veturën e tij të famshme, Lamborghinin në ngjyrë të artë që raportohet t’i ketë kushtuar 160 mijë funte. /Gazeta Express/
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...