Tifozët e Prishtinës e tallin keq Drenicën, e quajnë klub sezonal - Gazeta Express
string(64) "tifozet-e-prishtines-e-tallin-keq-drenicen-e-quajne-klub-sezonal"

Tifozët e Prishtinës e tallin keq Drenicën, e quajnë klub sezonal

Gazeta Express

02/06/2020 23:25

Tifozët ultras të Prishtinës, Plisat, janë tallur rëndë më Drenicën, duke e quajtur sezonal klubin nga Skenderaj, para dhe pas takimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës të martën në kryeqytet.

Prishtina e mposhti 3:0 Drenicën në takimin e parë gjysmëfinal në Kupën e Kosovës të martën, në atë që ishte ndeshja e parë në futbollin kosovar pas një pushimi të gjatë detyruese për shkak të pandemisë koronavirus, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ahmet Januzi dhe Meriton Korenica i shënuan golat e triumfit për t’i dhënë Prishtinës një epërsi të qëndrueshme në Fadil Vokrri në kryeqytet, para ndeshjes së kthimit pas dy javëve në Skenderaj.

Duke qenë se ndeshja duhej të zhvillohej pa praninë e tifozëve në tribuna, midis pandemisë Covid-19, Plisat i dhanë përkrahje klubit të zemrës së vet duke u mbledhur jashtë stadiumit Fadil Vokrri.

Por ata vendosen edhe baner me mbishkrim tallës për Drenicën, në çatinë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, i cili gjendet pranë stadiumit.

Ata u bënë thirrje që të mbahet distanca nga, siç e quajtën, klubi sezonal.

Plisat e bënë këtë edhe disa orë pas ndeshjes, përmes një postimi në rrjetet sociale. /Gazeta Express/