Ultrasit e Milanit i janë kundërpërgjigjur Hakan Calhanoglu me një baner fyes të zbuluar në Milano.
Reprezentuesi turk kishte tallur ish-tifozët e tij me një festë të diskutueshme gjatë derbit della Madonnina.
Ai e shndërroi në gol penalltinë, duke festuar duke i vendosur duart te veshët ndërsa shikonte tifozët ultras të Milanit. Ish-ylli i Milanit vazhdoi të tallte ish fansat e tij me një video në Instagram ku shkruante: ‘Unë jam Hakan, unë jam Inter’.
Përgjigja nga tifozët e Milanit erdhi e rëndë dhe e shpejtë.
Një grup ultras zbuloi një banerënë Ponte del Portello për të goditur 27-vjeçarin.
“Guximi nuk është të marrësh një penallti pas dhjetë minutash, por të qëndrosh me gruan pasi ajo të tradhtoi”, shkruhej në bander.
Calhanoglu kaloi katër sezone te Milani, duke shënuar 32 gola në 172 paraqitje.
Verën e kaluar, ai iu bashkua Interit në një transferim të lirë pas përfundimit të kontratës së tij me kuqezinjtë.
Strong message from Curva Sud to #Calhanoglu ? pic.twitter.com/SlUJzprFzW
— MilanReports (@MilanReportscom) November 8, 2021