Tifozët e Milanit ëndërrojnë, Jashari nuk luan në miqësoren e Brugget - Gazeta Express
string(68) "tifozet-e-milanit-enderrojne-jashari-nuk-luan-ne-miqesoren-e-brugget"

Futboll

Gazeta Express

15/07/2025 8:44

Tifozët e Milanit ëndërrojnë, Jashari nuk luan në miqësoren e Brugget

Futboll

Gazeta Express

15/07/2025 8:44

Saga e gjatë e merkatos mes Milanit dhe Club Brugget për Ardon Jasharin vijon të marrë zhvillime të reja.

Mesfushori i talentuar zviceran nuk ishte i pranishëm në fushë gjatë ndeshjes miqësore që belgët zhvilluan të premten pasdite, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e tij të afërt.

Një mungesë që mund të jetë sinjal për afrimin e marrëveshjes me kuqezinjtë, ose thjesht një rastësi taktike, por në çdo rast ka ndezur diskutimet në ambientin kuqezi.

Brenda ambienteve të Milanit ka ndjeshmëri të lartë për këtë dosje, sidomos pas intervistës jo fort të pëlqyeshme që drejtuesit e Club Brugget dhanë të enjten, duke lënë të kuptohet një qëndrim të ashpër në negociata.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka bërë të qartë se klubi nuk do të rrisë ofertën e fundit, 33 milionë euro fikse plus 5 milionë në formë bonusesh.

Në këtë sfond tensioni, gjithçka mund të varet nga vetë lojtari.

Ardon Jashari, që tashmë ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në Milano, është duke ushtruar presion të brendshëm për të lehtësuar kalimin te skuadra e Massimiliano Allegrit.

Shpresa e kuqezinjve është që fundjava të sjellë zhvillime pozitive, ndoshta edhe një hap të parë drejt përmbylljes së marrëveshjes, që do të sillte një nga mesfushorët më premtues të Europës te gjigantët e Serisë A.