Tifozët e Milanit janë mjaft të mllefosur me formën e zbehtë nëpër të cilën po kalon klubi i tyre i zemrës.
“Rossoneri” janë në krizë të thellë dhe me këtë rast i kanë pësuar tri humbje
radhazi, dy në kampionat dhe një në Kupën e Italisë.
Së fundmi, Kuqezinjtë u mposhtën nga Sassuolo në shtëpi me rezultat 2:5, shkruan “Gazeta Express”.
E për ta festuar fitoren e ekipit gjelbër e zi u përkujdes edhe Francesca Fantuzzi, grua e futbollistit Domenico Berardi.
Ajo e publikoi një fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram me numrin 5, duke aluduar në fitoren e Sassuolos.
Një mënyrë e veçantë e festimit, që, sipas mediumit italian “La Gazzetta dello Sport”, nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Milanit.
Ata kanë komentuar me kërcënime, ndërsa njëri prej tyre shkroi: “nëse e shoh burrin tënd, do ta vras”.
Këto mesazhe, Fantuzzi i ka bërë publike, gjithnjë në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar se ndaj tyre do të merren masa ligjore. /Gazeta Express/
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...