Pas vdekjes tragjike të sulmuesit portugez Diogo Jota, tifozët e Liverpoolit kanë nisur një fushatë emocionale në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje klubit që të pensionojë fanellën me numrin 20, numrin që Jota mbante gjatë karrierës së tij në “Anfield”.
Mes mesazheve të ngushëllimit dhe dhimbjes së thellë që ka përfshirë komunitetin e tifozëve të Liverpoolit në mbarë botën, shumë prej tyre po kërkojnë që ky numër të mos vishet më kurrë nga asnjë lojtar tjetër, në nder të jetës dhe kontributit të Jotës.
“Numri 20 duhet të mbetet përjetësisht i tij. Ai nuk ishte vetëm lojtar i madh, por një shpirt i pastër dhe njeri i jashtëzakonshëm”, shkruan një tifoz në Twitter. Të tjerë po shpërndajnë foto, video dhe këngën e famshme të Jotës që këndohej nga tifozët në “Anfield”.
Jota dhe vëllai i tij, André Silva humbën jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Spanjë, vetëm dy javë pasi ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso.