Tifozët e Liverpool-it kthehen kundër Luis Díaz pas deklaratës së tij në intervistën e parë si lojtar i Bayern Munich - Gazeta Express
string(117) "tifozet-e-liverpool-it-kthehen-kunder-luis-diaz-pas-deklarates-se-tij-ne-intervisten-e-pare-si-lojtar-i-bayern-munich"

Futboll

Gazeta Express

31/07/2025 17:38

Tifozët e Liverpool-it kthehen kundër Luis Díaz pas deklaratës së tij në intervistën e parë si lojtar i Bayern Munich

Futboll

Gazeta Express

31/07/2025 17:38

Anësori kolumbian është bashkuar me Bayern Munich për 65.5 milionë funte me një kontratë katërvjeçare.

Tifozët e Liverpool-it janë të zhgënjyer pas asaj që Luis Díaz tha në konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i Bayern Munich.

Díaz, 28 vjeç, kompletoi kalimin e tij te skuadra e Vincent Kompany për 65.5 milionë £, duke firmosur kontratë katërvjeçare me klubin bavarez.

Kontrata e mëparshme me Liverpool-in do t’i skadonte në vitin 2027. Anësori kolumbian fitoi katër trofe të mëdhenj gjatë kohës së tij në “Anfield” – Premier League, FA Cup dhe dy League Cups – si dhe shënoi 41 gola në 148 ndeshje.

Ish-lojtari i Portos është tani blerja e tretë më e shtrenjtë në historinë e Bayernit, pas Harry Kane dhe Lucas Hernandez.

Sa i përket lamtumirës, largimi i Díaz nga Liverpool ishte me respekt, me trajnerin Arne Slot që tha:

“Para së gjithash, për njeriun që ishte, sepse gjithmonë kishte buzëqeshje në fytyrë, pa marrë parasysh gjithçka, gjatë gjithë vitit që punova me të. E aktivizova shpesh, prandaj ndoshta është normale të jesh i buzëqeshur! Por edhe kur nuk luante, ai gjithmonë dilte në çdo seancë stërvitore dhe jepte gjithçka, me buzëqeshje në fytyrë. Përveç kësaj, do më mungojë shumë, shumë, shumë edhe kënga e tij sepse ishte ndoshta një nga më të mirat që tifozët tanë kanë për një lojtar. Dhe natyrisht, gjithçka që kontribuoi për të fituar ligën.”

Díaz gjithashtu tha se e “kishte përmbushur detyrën e tij” duke fituar titullin me Liverpool sezonin e kaluar.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Mynih, në këtë klub të madh,” tha Díaz në një konferencë për shtyp.

“Përshtypjet e mia të para kanë qenë shumë të mira. Nuk kam pasur shumë kohë ende, por jam pritur shumë ngrohtësisht dhe mezi pres të njoh më mirë të gjithë.”

Ai shtoi: “Vendosa të bashkohem me Bayern sepse është një klub që përputhet me qëllimet e mia. Kam pritshmëri të mëdha, prandaj doja të bashkohesha me një klub të madh dhe ambicioz. Këtu duam të fitojmë gjithçka, dhe unë dua të ndihmoj ekipin.”

Megjithatë, disa tifozë të Liverpool-it nuk u treguan aspak të kënaqur me komentet e tij dhe reaguan në rrjete sociale.

Njëri shkroi: “Liverpool nuk është klub i madh?”

Një tjetër shtoi: “Pra Lucho po thotë që Liverpool nuk është klub ambicioz?”

Një i tretë shpjegoi: “Ai po thotë që Liverpool nuk ka ambicie. I njëjti Liverpool që po kalon një nga afatet më të mira të transferimeve.” /GazetaExpress/