Tifozët e Interit publikisht kërkojnë largimin e presidentit Zhang - Gazeta Express
string(66) "tifozet-e-interit-publikisht-kerkojne-largimin-e-presidentit-zhang"

Futboll

Gazeta Express

23/09/2022 13:23

Tifozët e Interit publikisht kërkojnë largimin e presidentit Zhang

Futboll

Gazeta Express

23/09/2022 13:23

Ultrasit e Interit e kanë humbur durimin me presidentin Steven Zhang dhe i kanë kërkuar hapur që të shesë klubin.

Ultrasit e Nerazzurrëve kanë postuar një fotografi në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram këtë mëngjes duke shkruar ‘Zhang vattene’ (Zhang largohu).

Lexo Edhe:

Interi ka pasur probleme financiare pas pandemisë COVID-19, transmeton Gazeta Express.

Beppe Marotta-s iu kërkua të shkurtonte kostot dhe të shiste disa nga lojtarët më të mirë të Interit për të balancuar llogaritë.

Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku u larguan një vit më parë për një tarifë të kombinuar prej 183 milionë euro duke përfshirë shtesat.

Sulmuesi tani është kthyer nga Chelsea, por vetëm në huazim deri në fund të sezonit.

Zhang dhe Suning kishin projekte ambicioze për Interin kur morën drejtimin nga Erick Thohir në vitin 2016.

Megjithatë, pandemia COVID-19 ka ndikuar rëndë financat e tyre, duke i detyruar pronarët e klubeve të eliminojnë buxhetin e tyre të transferimeve gjatë dy viteve të fundit.