Tifozët e huaj, të mahnitur nga talenti në Kombëtaren e Kosovës: Presioni krijon diamante - Gazeta Express
string(87) "tifozet-e-huaj-te-mahnitur-nga-talenti-ne-kombetaren-e-kosoves-presioni-krijon-diamante"

Tifozët e huaj, të mahnitur nga talenti në Kombëtaren e Kosovës: Presioni krijon diamante

Gazeta Express

23/05/2020 22:44

Pasi faqja që bën analizën e ndeshjeve dhe lojtarëve, Breaking The Lines, e analizoi paraqitjen e fundit të yllit kosovar të Werder Bremenit, Milot Rashicës, tifozë të shumtë të futbollit e shprehën habinë nga talenti i madh që posedon ekipi kombëtar i Kosovës.

Breaking The Lines e publikoi një artikull për Milot Rashicën, duke shkruar se përkundër që po luan për Bremenin që radhitet në pozitën e 17-të në tabelën e Bundesligës, ai ka arritur të bëjë emër për vete si njëri ndër sulmuesit e rinj më të mirë në Bundesligë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo e shtyu amerikanin Zach Lowy të komentojë për talentin e madh që ka ekipi kombëtar i Kosovës, përkundër numrit të vogël të popullsisë.

“Kosova do ta ketë Vedat Muriqin (26-vjeçar), Arbër Zenelin (25), Edon Zhegrovën (21), Bersant Celina (23) dhe Rashicën (23) në sulm gjatë dekadës së ardhshme. Thellësi e pabesueshme në sulm për një vend me më pak se dy milionë banorë”, shkroi Lowy.

Kjo ngjalli reagime të shumta në Twitter, si nga gazetari brazilian Sergio Santana, i cili e theksoi se Kosova mund të ketë edhe më shumë përforcime në sulm së shpejti, duke e përmendur talentin Leon Dajakun.

“Dhe ndoshta edhe Leon Dajakun”, shkroi Santana.

Një komentues tjetër shkroi: “Presioni krijon diamante”, duke iu referuar kështu të kaluarës së vështirë të Kosovës.

Përderisa disa komentues të tjerë përmendën edhe lojtarë të tjerë, si Valon Berishës, disa të tjerë menduan se çfarë do të kishte ndodhur nëse edhe futbollistë të tjerë me prejardhje nga Kosova do ta kishin zgjedhur Kombëtaren Dardane gjithashtu.

“Dhe të mendosh që, po të mos kishte qenë lufta, ata do të mundë ta kishin edhe Shaqirin, Januzajn, Mehmedin, Behramin dhe Xhakën në skuadrën e tyre”, shkroi anglezi Utch Stokie. /Gazeta Express/