Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit - Gazeta Express
string(64) "tifozet-e-ballkanit-nisin-ta-kerkojne-rikthimin-e-ismet-munishit"

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 19:30

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 19:30

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi Shkëmbit te Ballkani të mos rezultojë e suksesshme aq sa ishte menduar.

Aktualisht, Ballkani ngec dy pikë prapa Dritës, duke e humbur lidershipin që e kishin fituar javën e kaluar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ka nxitur reagime edhe nga tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat”. Kryetari i tifo grupit nga Suhareka, Korab Elshani postoi një fotografi së bashku me tifozin legjendar, Kobën.

Elshani tha se së bashku me Kobën u pajtuan që trajnerët duhet të shkojnë në shtëpi sepse Suhareka jeton për sport. Ai gjithashtu shkroi se si tifogrup nuk kanë kohë me humb duke pritur eksperimente.

Krejt në fund, ai kishte shkruar: “MunishiBack”, duke lënë të nënkuptohet se po kërkohet rikthimi i Ismet Munishit te Ballkani.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Munishi e mori Ballkanin nga gremina para dy edicioneve, teksa klubi suahrekas luftoi për mbijetesë dri në fund. Munishi arriti të konsolidonte ekipin edicionin e kaluar dhe me disa transfere të vogla, luftoi deri në fund për titullin kampion, duke befasuar të gjithë.

Ballkani nuk arriti për pak garat evropiane edhe përmes Kupës, teksa në finale u mposht nga Prishtina minimalisht 1:0. Gjithashtu, Ballkani ishte edhe këtë edicion në rrugë të mirë.

Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, Ballkani ishte vetëm tri pikë pas Dritës, pasi u mposht nga Gjilani në ndeshjen e fundit. /Gazeta Express/