Tifozët e Arsenalit mendojnë se kanë zbuluar planet e “merkatos” së Artetas pas ndeshjes me United - Gazeta Express
string(96) "tifozet-e-arsenalit-mendojne-se-kane-zbuluar-planet-e-merkatos-se-artetas-pas-ndeshjes-me-united"

Futboll

Gazeta Express

17/08/2025 10:59

Tifozët e Arsenalit mendojnë se kanë zbuluar planet e “merkatos” së Artetas pas ndeshjes me United

Futboll

Gazeta Express

17/08/2025 10:59

Tifozët e Arsenalit janë të bindur se kanë kuptuar planet e klubit në merkato, pasi vunë re një detaj të veçantë gjatë udhëtimit të skuadrës drejt Manchesterit.

Të dielën pasdite, Arsenali përballet me Manchester United në “Old Trafford” në supersfidën e javës së parë të sezonit të ri 2025/26 në Premier League.

Përballja mes dy gjigantëve të futbollit anglez është cilësuar si ndeshja më e pritur e fillimit të kampionatit, sidomos pas një vere të mbushur me lëvizje të bujshme në merkato nga të dyja klubet.

Prurje të reja si Viktor Gyökeres, Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha pritet të debutojnë, ndërkohë që ndeshja shihet edhe si një “test gjeneral” për planet e mëtejshme të merkatos, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 1 shtator.

E ardhmja e Trossard në pikëpyetje

Në këtë mes, vëmendja e tifozëve të Arsenalit është përqendruar tek Leandro Trossard. Belgu prej javësh është përfolur për një largim nga “Emirates Stadium”, me klube si Galatasaray që raportohet se e kanë në krye të listës së dëshirave. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare.

Situata mori një kthesë interesante kur tifozët vunë re se Trossard ishte pjesë e skuadrës që udhëtoi me tren drejt Manchesterit për supersfidën e së dielës. Ky fakt është interpretuar si një shenjë që lojtari mund të mbetet pjesë e Arsenalit edhe këtë sezon.

Një tifoz shkroi në rrjetin social X:

“Mesa duket, do të mbetemi me Trossardin edhe këtë vit.”

Ndërkohë një tjetër komentoi me humor:

“Zinchenko dhe Trossard duhet t’i kishin bërë të zbrisnin gabimisht në trenin për Turqi.”

Gjithsesi, kishte edhe nga ata që e mbrojtën 30-vjeçarin:

“Nuk e kuptoj gjithë këtë urrejtje për Trossard. Duhet t’i jepet një shans në fushë nesër.”

Merkatoja mbetet e hapur

Eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka konfirmuar se ende nuk ka asgjë konkrete për të ardhmen e Trossard:

“Asgjë e afërt për momentin, por është një çështje për t’u ndjekur në javët e fundit të merkatos, pasi ka lëvizje.”

Për momentin, prania e Trossard në skuadër për ndeshjen ndaj United shihet si një sinjal se belgu mund të jetë ende në planet e Mikel Artetas, të paktën deri në një zhvillim të ri në fund të afatit kalimtar. /GazetaExpress/