Tifozët "Dardanë" porosi kombëtares: E duam veç kualifikimin në Euro 2024 - Gazeta Express
string(70) "tifozet-dardane-porosi-kombetares-e-duam-vec-kualifikimin-ne-euro-2024"

Tifozët “Dardanë” porosi kombëtares: E duam veç kualifikimin në Euro 2024

Futboll

Gazeta Express

27/05/2022 13:11

Kosova sot e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kombëtarja dardane i zhvillon katër ndeshje në fillim të muajit qershor, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E tifogrupi i kombëtares, “Dardanët” ia kanë caktuar një objektiv ekipit tonë.

Ata duan kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2024 përmes Ligës së Kombeve dhe thonë se çdo cak tjetër do të jetë i pamjaftueshëm.

Postimi i tyre i plotë, pa ndërhyrje:

Me afrimin e ndeshjeve të kombëtares, fillon të ndjehet atmosfera dardane kudo. Tashmë i vetmi cak që duam nga kombëtarja jonë është sigurimi i kualifikimit në Euro 2024 përmes edicionit të sivjem të Ligës së Kombëve. Çdo cak tjetër është i pamjaftueshëm.Dardanët do të jenë në përkrahje të plotë të ekipit tonë kombëtar në ndeshjet që do të luhen në qershor. Po ashtu ju njoftojmë se shumë shpejt do të dalin në shitje biletat, kurse ne si tifogrup posedojmë një sasi të tyre, e cila do të shpërndahet përmes koordinatorëve tanë nëpër qytete të ndryshme të vendit ku janë të pozicionuar ata.Dhe, si përfundim, ju njoftojmë se në dy ndeshjet që do të luhen në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ato përballë Greqisë më 5 qershor dhe Irlandës së Veriut më 9 qershor, ne do të rikthehemi te tribunën që na takon, në veri të stadiumit, ku nuk do të mungojnë edhe koreografitë, si dhe atmosfera e ngrohtë si zakonisht.Të gjithë shkojnë e vijnë, Dardanët do të mbesin përherë lojtari i 12-të, ai besnik i Kosovës.Përpara bijtë e Dardanisë!