Spanja dhe Franca zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme me nëntë gola, ku Spanja e Yamal fitoi 5-4 dhe siguroi finalen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë.
Yamal shënoi dy herë për Spanjën, duke bërë që shumë tifozë të besojnë se ai meriton Topin e Artë këtë vit. Nga ana tjetër, Ousmane Dembele nuk arriti as të shënonte, as të asistonte për Francën.
Pasi PSG shkatërroi Interin 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve, Dembele ishte favorit për Topin e Artë, por pas kësaj ndeshjeje disa tifozë mendojnë se Yamal duhet të jetë fituesi i vetëm.
Një tifoz shkroi: “Nëse Topi i Artë jepet për lojtarin më të mirë në botë, ka vetëm një fitues dhe ai është Lamine Yamal.”
Një tjetër tha: “Nëse Yamal nuk e fiton Topin e Artë, atëherë ky sport ka përfunduar.”
Por kishte dhe tifozë që mendonin se pavarësisht performancës, Dembele ka pasur sezon më të mirë dhe e meriton çmimin.
Yamal vetë kishte thënë para ndeshjes se për të Topi i Artë duhet të shkojë te lojtari më i mirë gjatë gjithë vitit, jo vetëm te ai që fiton një ndeshje. /GazetaExpress/
aaaaa