“Tifozat Kuqezi” e “Illyrian Elite” e braktisin përkohësisht ndeshjen e Shqipërisë në formë proteste - Gazeta Express
string(84) "tifozat-kuqezi-e-illyrian-elite-e-bojkotojne-ndeshjen-e-shqiperise-ne-forme-proteste"

Sport

Gazeta Express

24/03/2025 21:04

 “Tifozat Kuqezi” e “Illyrian Elite” e braktisin përkohësisht ndeshjen e Shqipërisë në formë proteste

Sport

Gazeta Express

24/03/2025 21:04

Kombëtarja e Shqipërisë po luan momentalisht ndaj Andorrës në ‘Air Albania Stadium’ në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Kuqezinjtë po avancojnë me rezultat 1-0 falë golit të shënuar nga Rey Manaj me kokë në minutën e 10-të për rezultatin 1-0.

Ajo që ra në sy deri më tani në këtë ndeshje ishte numri i vogël i tifozëve prezent në shkallët e stadiumit.

Ata që janë gjithmonë në shkallët e stadiumit ‘Tifozeria Kuq e Zi’ së bashku me ‘Illyrian Elite’ e kanë braktisur stadiumin, pak minuta pas fillimit të ndeshjes.

E gjithë kjo u bë në formë proteste ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili ka marrë vendimin që të mos i jap bileta të organizuara këtij grupi të tifozëve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement