Tielemans e dëshiron vetëm transferimin te Arsenali - Gazeta Express
string(51) "tielemans-e-deshiron-vetem-transferimin-te-arsenali"

Tielemans e dëshiron vetëm transferimin te Arsenali

Sport

Gazeta Express

02/07/2022 9:30

Youri Tielemans vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Arsenali.

Madje, sipas gazetarit, Ben Jacobs, lojtari e dëshiron transferimin në “Emirates Stadium” këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tielemans thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale, por “Topçinjtë” ende nuk kanë dërguar ofertë për të te Leicester City.

Drejtori sportiv i klubit nga Londra, Edu, thuhet se ende është duke menduar nëse do të vazhdojë për mesfushorin belg, për të arritur pastaj marrëveshje edhe me Leicesterin.

Duke u bazuar në raportimin e Jacobsit, nëse Tielemans largohet nga “King Power Stadium”, do largohet vetëm për t’iu bashkuar Arsenalit.

Ndryshe, 25-vjeçarit kontrata i skadon më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/