Gjesti dhe Egli vazhdojnë të lënë pezull marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”
Gjesti dhe Egli vazhdojnë të lënë pezull marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, duke krijuar konfuzion jo vetëm mes tyre, por edhe te publiku dhe fansat.
Këngëtari në një moment i shprehu Eglit se kishte ndjenja për të dhe se e konsideronte si “të dashur”. Por, vetëm një ditë më vonë, qëndrimi i tij ndryshoi rrënjësisht.
“Mos fol pa lidhje. Pse të kruhet me u zënë me mua, ça ke? Pse nuk do me rri mirë. Shpirtin ma këput, tmerr. Je shumë e mirë, seriozisht. Unë ty nuk të meritoj, të kam treguar. Me të rrejt, nuk të rrej”, shpreh ai, duke lënë të kuptohet një tërheqje nga afrimiteti i mëparshëm.
Reagimi i Eglit nuk vonoi: “Këtë e dimë të dy ne, po zemra nuk pyet”.
“Nuk të meritoj hiç, janë gjëra që shihen. Ti e meriton një më të mirë se unë, meriton lumturinë e botës. Unë e di që do e gjesh lumturinë e botës”, i tha ai banores.
“Si është e mundur që një natë më parë më thua se jam e dashura jote, dhe të nesërmen më thua se do ta gjej lumturinë tjetërkund?”, iu kundërpërgjigj Egli.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...