Kreu i qeverise Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se janë hapur konkurset ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumeve të Vlorës, Durrësit dhe Korçës.
Siç shkruan Rama në postimin e tij, këto stadiume do të kthehen në qendra të reja qytetesh.
“U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e VlorësDurrësitKorçës të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”, shkruan Rama. Ndërtimi i stadiumeve të reja ishte një nga premtimet e qeverisë për vitin e ri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama theksoi në fillim të këtij viti, nga mbledhja maratonë e kabinetit qeveritar, se brenda pranverës do të zhvillohen konkurset për Durrësin, Vlorën dhe Korçën.
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale “SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”,...