“Ti je k**vë dhe ke fjetë me krejt Pejën” – Zana Avdiu e acaruar nga vrasja në Pejë - Gazeta Express
string(77) "ti-je-kve-dhe-ke-fjete-me-krejt-pejen-zana-avdiu-e-acaruar-nga-vrasja-ne-peje"

“Ti je k**vë dhe ke fjetë me krejt Pejën” – Zana Avdiu e acaruar nga vrasja në Pejë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 21:10

Gjyljeta Ukella është gruaja që dyshohet të jetë vrarë nga burri i saj në Pejë.

Pas kësaj vrasje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nesër ka shpallur ditë zie.

Lexo Edhe:

Tema e vrasjes së grave po diskutohet të martën në “Pressing” të T7.

Zana Avdiu, aktiviste feministe, ka thënë në në bazë të asaj që ka lexuar në media, personi që e vrau gruan e kishte akuzuar bashkëshorten, tashmë të ndjerë që “ka fjetur me gjithë Pejën”.

“Rasti i sotëm, në 2021 nëse i sheh deklaratat, ai kishte thënë që ti je kurvë dhe ke flejtë me krejt Pejën. Po flas çka pas në media. Këto janë akuza të burrave që dëshirojnë t’i nënçmojnë gratë”, ka thënë Avdiu. /Gazeta Express